Zaimina Vasjari “thyen heshtjen” në rrjete sociale!

Mediale Vip

Zaimina Vasjari “thyen heshtjen” në rrjete sociale!

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 14:27
Zaimina Vasjari

Lajmi se Zaimina Vasjari, ka marrë një post pune në UKT si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut, u bë mjaft viral dhe u komentua gjerësisht.

Sipas dokumentit që u bë publik, këngëtarja është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor, ndërsa vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.

Mesa duket, këto lajme që qarkullojnë lart e poshtë nuk e kanë shqetësuar aspak Zajminën, e cila ka vazhduar pushimet pa e vrarë shumë mendjen.

Së fundmi, së bashku me familjen kanë vendosur që këtë fundjavë ta shijojnë në bregdetin shqiptar dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë Zaimina përmes disa videove.

Ky është reagimi i parë i këngëtares që prej bërjes publike të lajmit që mori dhenë, ndërsa asj nuk ia ndjen fare.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat