2 Ton publikon një pjesë të këngës “Corazon” që do të lansohet nesër

Mediale Vip

2 Ton publikon një pjesë të këngës “Corazon” që do të lansohet nesër

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 08:33
2 Ton

Një tjetër projekt i ri muzikor këtë kohë po vjen nga reperi i njohur 2Ton.

Arton Avdyli (emri i vërtetë) përmes një postimi të ndarë në rrjete sociale ka njoftuar se po vjen me këngë të re.

Ai madje në llogarinë e tij personale, Instagram, ka publikuar edhe një pjesë nga klipi i “Corazon”.

“03.08. Corazon”, ka shkruar krahas postimit.

Reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet, fansat e të cilit mezi po presin për prurjen e radhës të 32 vjeçarit.

Prodhimtaria muzikore e fundit e lansuar nga artisti mbetet “Qika” që e solli në fillim të muajit korrik.

Kënga për vetëm një muaj mblodhi mbi tre milionë klikime në platformën YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat