Remzie Osmani ka disa fjalë për Dua Lipën pasi vallëzoi nën tingujt e këngës së saj

Mediale Vip

Remzie Osmani ka disa fjalë për Dua Lipën pasi vallëzoi nën tingujt e këngës së saj

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:04
Dua Lipa dhe Remzie Osmani

Dua Lipa ka vallëzuar vallen tradicionale.

Dua Lipa, ka zgjedhur Shqipërinë për pushime derisa po ndan edhe postime të shumta në rrjete sociale.

Ndërkohë, sot ka publikuar një video duke vallëzuar me këngën e Remzie Osmanit teksa kjo e fundit e ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram postimin e saj.

“Kënaqësi me e pa se si një yll boteror si Dua, është kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muzikën shqipe .Faleminderit Dua. Je yll”, ka shkruar Remzie Osmani.

Ndryshe, Dua po vazhdon qëndrimin e saj në jug të Shqipërisë e cila edhe po e promovon vendin atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat