Genta Ismajli publikon një foto të motrës dhe ka një mesazh për të

Mediale Vip

Genta Ismajli publikon një foto të motrës dhe ka një mesazh për të

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 20:16
Genta Ismajli

Genta Ismajli nuk ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjete sociale. Këngëtarja ndan me ndjekësit foto dhe video vetëm nga momente të veçanta apo ditë të shënuara në jetën e saj si kjo e sotmja. Motra e këngëtares, Anda feston sot ditëlindjen dhe Genta i ka bërë një urim publikisht.

Gjithashtu këngëtarja ka postuar një foto të motrës së saj, që duket shumë seksi dhe ka një ngjashmëri të madhe me Gentën. Kjo e fundit i ka dedikuar disa fjalë shumë emocionuese, që çdo vajzë do të donte të dëgjonte nga motra e saj.

“Sinqerisht nuk e di çfarë do të bëja pa ty ndonjëherë. Ti je e bukur brenda dhe jashtë dhe unë jam shumë me fat që kam një motër si ty. Anda Ismajli të dua motër”, shkruan Genta në urimin e saj.

Image

Kujtojmë se para pak javësh në media u përfol se Genta ismajli ishte në pritje të fëmijës së parë. Shkak u bë një video që publikoi partneri i saj, Usta, në të cilën Genta shihej me disa kilogramë më shumë. Por sigurisht që të gjitha këto ishin aludime nga fansat, sepse më vonë u zbulua se këngëtarja nuk është shtatzënë. Kjo nuk ishte hera e parë që këngëtarja përflitej për diçka të tillë, sepse edhe më herët në media është dyshuar për një shtatzëni të mundshme të saj. Mirëpo ajo ka thënë se sa herë të ketë ndonjë zhvillim në jetën e saj do të jetë vetë e para që do e zbulojë për fansat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat