Elvana Gjata këtë këngë e ka për zemër

Mediale Vip

Elvana Gjata këtë këngë e ka për zemër

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 23:24
Elvana

Elvana Gjata e ka të pamundur t’i ndajë këngët, por njërën le të themi e ka pak më shumë përzemër. E ftuar në emisionin që përmbyll rrugëtimin e emisionit “NIN”, Alaudin Hamiti e pyeti për këngën që ka më shumë në zemër.

“Me i nda si me i vra,” u përgjigj Elvana duke qeshur. “Nuk di, vërtet. I dua shumë, i kam si fëmijët e mi.”

Dukej se Elvana nuk do të jepte një titull kënge, por Alaudini ia doli të merrte një përgjigje.

“Unë në fakt i kam disa [të preferuara] nga të tuat,” tha moderatori. “Po i them unë, sepse ky cikël e ka një histori shumë interesante. Herën e parë kur kam filluar daljen time në Klan Kosova ka qenë në programin e mëngjesit në vitin 2009 dhe ditën e parë që kemi filluar programin e kemi nisur me këngën e Elvanës, ‘Vetes’. Është një këngë që gjithmonë më sjell atë kujtim dhe më jep një ndjenjë sa të mirë dhe një melankoli, një nostalgji. Dhe sot është emisioni i fundit i “Ndrrimi i natës’ me Elvanën.”

Më tej, ai shtoi:

“Kënga tjetër është ‘Më fal’. Është një perlë. Gjithë jetën do të mbesë një nga këngët më të bukura dhe më të sinqerta të realizuara ndonjëherë.”

Pas kësaj, Elvana u shpreh se “është një ndër këngët që e dua shumë, vërtet”.

“Po, mund të themi po [që është kënga që kam më përzemër]. Edhe unë e dua shumë ‘Më fal’. Vërtet.”

Gjatë intervistës, Elvana foli ndër të tjera për këngët e ardhshme, duke përmendur bashkëpunime dhe theksoi se një pauzë e gjatë, për shkak të pandemisë, i ka bërë mirë dhe e ka frymëzuar për të krijuar muzikë. Vetëm në një vit, ajo ka publikuar një album EP, “Çelu” (7 këngë), këngët “Thirr” dhe “Loti” si edhe bashkëpunimin me Ylli Limanin në “E di x Marre” dhe atë me INNA dhe Sickotoy, “Papa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat