Jennifer Aniston shkëput marrëdhëniet me gjithë personat e pavaksinuar

Mediale Vip

Jennifer Aniston shkëput marrëdhëniet me gjithë personat e pavaksinuar

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 00:45
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka shkëputur marrëdhëniet me të gjithë njerëzit që nuk janë vaksinuar. Në një intervistë për “InStyle” ajo ka treguar se nuk takohet me disa njerëz që duhej t’i shihte çdo javë, që janë kundër vaksinimit për Covid-19.

“Ka ende grupe të mëdha njerëzish që janë kundër vaksinës ose nuk dëgjojnë faktet. Është një turp i vërtetë.

Kam humbur disa njerëz nga rutina ime javore që kanë refuzuar ose nuk kanë zbuluar (nëse janë apo të vaksinuar) dhe kjo është për të ardhur keq. Mendoj se ke detyrim moral dhe profesional të informosh, duke qenë se nuk testohemi të gjithë çdo ditë. Është pak e ndërlikuar, sepse secili ka të drejtën e mendimit të tij, por shumë mendime nuk bazohen në asgjë tjetër përveç frikës dhe propagandës”, është shprehur aktorja.

Ajo nuk e ka qartësuar se kujt i referohet në lidhje me këto deklarata, miqve të saj apo personave të cilët punojnë me të.

Aktorja ka mbështetur gjithmonë rregullat e vendosura për mbrojtjen nga Covid-19 dhe herë pas here ju ka bërë thirrje fansave të saj që të ruajnë veten e të tjerët duke respektuar distancimin fizik dhe vendosur maskat. Në momentin që një nga miqtë e saj u shtrua në spital për shkak të infektimit ajo ju kërkoi njerëzve që të tregonin shumë kujdes.

“Mendoni për ata që kanë vuajtur nga ky virus i tmerrshëm. Bëjeni për familjen tuaj. Dhe më shumë për veten tuaj. Covid prek të gjitha moshat”, shprehej asokohe Aniston.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat