Dua po shijon ende pushimet në Shqipëri

Mediale Vip

Dua po shijon ende pushimet në Shqipëri

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 15:45
Dua Lipa

Dua Lipa, këngëtarja me famë të gjerë ndërkombëtare po korr suksese të njëpasnjëshme.

Ajo së fundi po viziton Shqipërinë teksa erdhi për të qenë e pranishme dhe për të parë punimet në çerdhen e cila është në ndërtim e sipër në Tiranë, mbështetur nga fondacioni i këngëtares në Kosovë, ‘Sunny Hill Foundation’.

Përkrah punëve bamirëse ajo po shfrytëzon edhe pushimin e saj në Shqipëri për t`u argëtuar me familjarët dhe të dashurin e saj Anwar Hadid i cili është vëllau i dy supermodeleve Gigi Hadid dhe Bella Hadid.

Dua sot erdhi me foto pranë bregut e veshur me një fustan mjaft zbulues teksa ishte ulur në breg të detit dhe pozoi për kamerën.

Ajo mori më shumë se 1 milion pëlqime e në fotot e postuara teksa u komentua pozitivisht mijëra herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat