Princ William shkon me pushime me familjen në vendin ku shkonte me të ëmën

Mediale Vip

Princ William shkon me pushime me familjen në vendin ku shkonte me të ëmën

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 17:45
Princ William dhe Kate Middleton

Duka dhe Dukesha e Cambridge së bashku me tre fëmijët, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis kanë nisur pushimet. Mediat e huaja raportojnë se familja ndodhet në Ishuht e Scilly.

Për shkak të kufizimeve të pandemisë, William dhe Kate zgjodhën t’i bënin pushimet brenda Anglisë, por edhe për një arsye tjetër.

Në këtë arkipelag William ka kujtime shumë të bukura pasi në të njëjtin vend dikur bënte pushime me të ëmën, Princeshën Diana, të atin Princin Charles dhe vëllain Harryn.

Image

Madje nga pushimet e tyre është dhe kjo foto e vitit 1989 ku familja shfaqet me biçikleta dhe shumë të lumtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat