Më 7 gusht koncert në Prishtinë nga Ramë Lahaj

Mediale Vip

Më 7 gusht koncert në Prishtinë nga Ramë Lahaj

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 17:56
Ramë Lahaj

Ishte vetë ai i cili njoftoi adhuruesit e muzikës së tij.

Ramë Lahaj, bëri një postim në rrjete sociale duke shkruar se koncerti pritet të mbahet më 7 gusht në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Tenori i njohur kosovar ka treguar se koncerti i tij do quhet “Ramë Lahaj&Friends”.

Ndërkohë, postimin e tij të publikuar e ka shkruar në dy gjuhë, në gjuhën shqip dhe gjuhën angleze.

“Të dashtun miq, Jam tej mase i lumtun të ju njoftoj se në kuadër të RLIOF koncerti Rame Lahaj & Friends do të mbahet më 7 gusht 2021 në ora 20:30 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Kësaj radhe kemi miq artist nga më të mirët e botes së operës. Përveç kësaj në ketë periudhë e kemi gjysmën tjetër të zemrës sonë, mërgatën e cila Kosovës i jep jetë gjatë gjithë verës, e ne na mungon gjatë gjithë vitit, andaj ejani të festojmë të gjithë së bashku. Ju lutemi që biletat pa pagesë ti merrni pran biletarisë së Teatrit Kombëtar të Kosovës. Është e rëndësishme ti rezervoni vendet tuaja. Ndërsa konferenca për media do të jetë nesër në ora 14:30 në hotel Opera në Prishtinë. Shihemi së shpejti në shesh. Ju dua Rame”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat