Reagoi për Bregovicin, Adriana Matoshi e bënë publik mesazhin ofendues

Mediale Vip

Reagoi për Bregovicin, Adriana Matoshi e bënë publik mesazhin ofendues

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 18:15
Adriana Matoshi dhe Keith

Ka tash e sa ditë që po vazhdon të përflitet ftesa që i është bërë këngëtarit boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic, që të jetë pjesë e “Festës së Birrës” në Korçë.

Emra të shumta të muzikës kanë reaguar në lidhje me këtë çështje, shumë prej tyre kanë kërkuar edhe bojkot të festivalit.

Pas Vesa Lumës, Big Bastës, reperit Stresi, Besa Kokëdhimës e shumë të tjerëve, një reagim i radhës erdhi edhe nga aktorja e njohur, Adriana Matoshi.

Adriana e cila njëherësh është deputete e Kuvendit të Kosovës, ka publikuar në InstaStory shkrimin që njofton ardhjen e Bregovicit në Shqipëri, teksa në mbishkrimin e saj kishte një porosi për kolegët artistë.

“Artistë të Shqipërisë, sidomos ju që keni influencë të madhe, mos t’ju vijë keq që të bëni nga një storje! Asgjë nuk humbisni, veç çka na merrni zemrën më shumë”, ka shkruar Matoshi në InsatStory.

Por kjo thirrje e saj duket se është “hedhur poshtë” nga një ndjekëse, e cila i ka replikuar aktores, duke i dërguar një emoji ofendues me gishtin e mesit – një emoji të errët, me të cilin ka dashur ta thumbojë për faktin se i dashuri i saj, Keith Groeneveld, është me ngjyrë.

Një gjest i tillë e ka nervozuar aq shumë aktoren, e cila nuk është kursyer aspak dhe ka vendosur që menjëherë mesazhin ta ndajë me fansat e saj, duke ia shfaqur edhe identitetin ndjekëses e cila u shpreh në këtë mënyrë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat