Jennifer Aniston dhe Beyonce bëjnë xing me të njëjtat pantallona në dy kopertina të ndryshme

Mediale Vip

Jennifer Aniston dhe Beyonce bëjnë xing me të njëjtat pantallona në dy kopertina të ndryshme

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 06:48
Jennifer Aniston dhe Beyonce

Jennifer Aniston dhe Beyonce kanë qenë të dyja personazhet protagoniste në dy nga revistat më prestigjioze për muajin shtator. Jennifer në kopertinën e InStyle, ndërsa Beyonce në kopertinën e Harper’s Bazaar.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte se dy yjet bënë xing me veshjen.

Jennifer dhe Beyonce kishin zgjedhur të dyja një palë pantallona nga Alberta Ferreti, pjesë e koleksionit 2021-2022. Pantallonat ngjyrë ari të mbushura me thekë ishin kombinuar ndryshe nga të dyja vajzat, megjithatë secila dukej shumë bukur.

Se kujt i shkojnë më shumë, gjykojeni vetë!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat