Ed Sheeran zbulon sekretin

Mediale Vip

Ed Sheeran zbulon sekretin

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 10:36
Ed Sheeran, Cherry Seaborn

Ed Sheeran ka hapur thesin dhe ka zbuluar detaje nga jeta e tij private. Këngëtari ju bashkua Rebecca Judd në “Apple Music “ dhe zbuloi disa detaje që nuk i kishim ditur më parë rreth lidhjes së tij me partneren Cherry Seaborn.

Ai ka treguar se çdo javë zhvillojnë një takim romantik me bashkëshorten, ku diskutojnë për njëri-tjetrin e gjithçka tjetër, por jo për vogëlushen e tyre.

“Unë dhe gruaja ime kemi takime romantike. Zhvillojmë takime romantike strikte çdo javë. Dhe nuk ka rëndësi kush është në qytet ose kush do të takohet me ne, është gjithmonë kjo mbrëmje në javë dhe ne dalim jashtë dhe rregulli ynë është se nuk mund të flasim për vogëlushen tonë. Duhet të flasim për njëri-tjetrin, sepse si prind shpenzon shumë kohë duke diskutuar për prindërimin dhe në një farë mënyre e harron se kush ishe më parë. Kështu që kemi një ditë në javë ku jemi ata që ishim më parë”, ka treguar Ed Sheeran.

Ai është shprehur se në çdo lloj takimi nuk përdor kurrë celularin, sepse është diçka e pasjellshme që të shkruash në celular teksa je duke folur me dikë përballë.

“Mendoj se është mirë të kesh kontakt me njerëzit, veçanërisht ditët e sotme ku nuk mund t’i shikosh njerëzit dhe je në izolim dhe blah, blah, blah. Gjërat si FaceTime dhe Zoom janë shumë të rëndëishme, por nuk duhet të të shpërqëndrojnë nga ndërveprimi i përditshëm. Nëse jemi duke biseduar tani dhe unë jam duke folur me ty, por njëkohësisht edhe shkruaj… mendoj se nuk është e sjellshme. Nuk je në atë moment. Dhe sa herë mendoj se duhet të marrë celularin, përfundoj në një situatë të tillë. Një herë i tregova një miku albumin tim dhe ai shkruante në celular gjatë gjithë kohës. Dhe më dukej sikur ai nuk i dëgjonte fare këngët dhe se ishte i përfshirë në bisedat në celular”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat