Nga tradhtia e ish-burrit te lidhja me mikun e ngushtë të tij

Mediale Vip

Nga tradhtia e ish-burrit te lidhja me mikun e ngushtë të tij

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 17:57
Wanda Nara

Kanë kaluar disa vite, por historitë e dashurisë së Wanda Nara do të mbeten në kujtesën e opinionit publik për një kohë të gjatë. Marrëdhënia me Maxi Lopez dhe ajo pasuese me Mauro Icardi krijuan një ndjesi dhe mbushën mijëra faqe mediash rozë. Trekëndëshi më i përfolur i dashurisë në futbollin italian kishte përfunduar në qendër të vëmendjes së mediave dhe është ende objekt diskutimi mes tifozëve sot.

Zhurma e lajmeve është zvogëluar pas transferimit të Icardi te PSG, por në këto ditë, e njëjta showgirl argjentinase ka treguar diçka të re për këto peripeci. Në një intervistë të gjatë me revistën “Confidenze”, ajo bëri zbulime të pashembullta në lidhje me ndarjen nga Maxi Lopez, të cilin tha se nuk e ka falur ende.

Pra, ka ende acar mes Wanda Nara dhe Maxi Lopez, babait të tre fëmijëve të saj të parë. Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga ndarja e tyre, ish-çifti nuk e di nëse do të bëjë ndonjëherë paqe.

Për momentin marrëdhëniet nuk ekzistojnë, siç rrëfen bukuroshja argjentinase, duke shpjeguar arsyen pse ka ardhur kjo situatë: "Unë nuk mund ta falja atë për tradhtinë. Ka gra që arrijnë ta injorojnë këtë fakt dhe vazhdojnë të ecin përpara. Unë nuk e bëra atë nga respekti për veten. Nuk e meritoja atë tradhti”.

Sipas versionit të saj, ishte Maxi Lopez, ai që filloi një lidhje të re pas krahëve të ish-gruas: "Unë lashë vendin tim dhe hoqa dorë nga karriera për ta ndjekur në Itali, duke e bërë ëndrrën e tij realitet. Pas dasmës, hodha gjithçka pas krahëve në Argjentinë dhe ika me të në Itali. Pas zbulimit të tradhtisë i mblodha menjëherë çantat dhe u ktheva në Argjentinë me tre fëmijë të vegjël, duke u përpjekur të rindërtoja jetën time”.

Një lumturi e re u gjet me Mauro Icardi, ish-shok skuadre dhe mik i ish-burrit, teksa lunate te Sampdoria: “Ai ishte shumë i ri, por qartësisht ndryshe nga të tjerët. Një njeri i veçantë, që thotë gjithmonë atë që mendon dhe që nga fillimi i lidhjes sonë nuk kam pasur kurrë frikë se mund të më tradhtojë”.

Sot ajo është gjithashtu menaxhere e Icardi, një punë e ndihmuar nga studimet e saj universitare: "Në të kaluarën kam studiuar Juridik dhe ishte e dobishme për mua të kuptoja pak për mekanizmat e këtij profesioni. Në fillim nuk ishte e lehtë të vendosesh në një botë krejt mashkullore, ku më shikonin ndryshe, por në fund fitova respekt. Kam marrë kërkesa për t’i menaxhuar nga shumë lojtarë, por tani për tani jam duke u përqëndruar vetëm tek burri im”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat