Mbesa e befason anëtaren e jurisë duke u shfaqur në audicione – fansat e akuzojnë shfaqjen për nepotizëm

Mediale Vip

Mbesa e befason anëtaren e jurisë duke u shfaqur në audicione – fansat e akuzojnë shfaqjen për nepotizëm

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 23:28
Jessica Mauboy, Saraya Mauboy-Hudson

Trajnerja e “The Voice Australia”, këngëtarja e famshme Jessica Mauboy u emocionua kur u kthye për të parë mbesën e saj Saraya Mauboy-Hudson në skenë gjatë episodit të së martës.

Por, ndërsa 17-vjeçarja dha një interpretim të fuqishëm të këngës “Stay” nga Rihanna, fansat që e shikonin shfaqjen nga shtëpia ishin të menjëhershëm me reagimet e tyre, duke ngritur pikëpyetjen se si ajo u lejua në shfaqje, shkruan DailyMail.

“Ajo shkon në ekip me Ritën dhe fiton The Voice 2021! Nuk ka nevojë të shihni finalen e madhe, njerëz”, shkroi një fans i revoltuar në Twitter, kjo pasi vitin e kaluar “The Voice Australia” e fitoi vëllai i këngëtarit Guy Sebastian, i cili është gjithashtu trajner në spektaklin e talenteve.

Shumë shikues cinikë thanë se fitorja e Sarayas ishte një përfundim i pashmangshëm për shkak të lidhjeve të saj familjare me Jessicën.

“Saraya zgjedh skuadrën e Rita Orës! O Zot i madh. A e mori Rita fituesen në ekipin e saj?”, shkroi një tjetër fanse në Twitter.

Të tjerët argumentuan se nuk mendonin se ishte e drejtë që Saraya të lejohej të merrte pjesë në audicionet e fshehura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat