Ja çfarë pritet të prodhojë aleanca e papritur e dy kunatave mbretërore

Mediale Vip

Ja çfarë pritet të prodhojë aleanca e papritur e dy kunatave mbretërore

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 23:56
Kate Middleton dhe Meghan Markle

Pak ditë më parë bëri bujë të madhe në media lajmi se Meghan Markle dhe Kate Middleton janë më mirë se kurrë me njëra-tjetrën, në një raport nga ata që po përmirësohet çdo ditë e më shumë.

Duke marrë parasysh sa antipatike është pasqyruar marrëdhënia e tyre në media, ky lajm i la të gjithë të habitur, ama nuk mbaron me kaq.

Një burim anonim për ‘Us Weekly’ ka zbuluar se dukeshat po flasin më shumë se kurrë dhe ftesën për paqe e ka bërë në mënyrë indirekte Meghan, e cila ka telefonuar Kate për t’i propozuar bashkëpunimin në serialin e ri dokumentar që po realizon me ‘Netflix’. Kate është ndjerë e përkëdhekur nga kjo ftesë e kunatës.

Image

Thuhet se Meghan do pasqyrojë në dokumentar bamirësitë dhe impaktin e jashtëzakonshëm në filantropi të gruas së William, njëkohësisht, mbretëresha e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar. Me pak fjalë, nëse gjërat shkojnë mirë, Meghan dhe Kate do ndajnë frytet e punës së përbashkët me të gjithë botën në televizon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat