Olta Gixhari dhe partneri nisën festën që në mesnatë

Mediale Vip

Olta Gixhari dhe partneri nisën festën që në mesnatë

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 14:39
Olta Gixhari, Amari

Olta Gixhari në muajin gusht të vitit që lamë pas solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo lindi një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar. Tashmë Amar është rritur dhe ditën e sotme feston 1-vjetorin e lindjes.

Megjithatë gjatë gjithë kësaj kohe mami Olta është treguar shumë e kujdeshme dhe për asnjë moment nuk e ka zbuluar portretin e të voglit të saj.

Në përvjetorin e parë të bekimit të tyre, Olta dhe partneri i saj kanë organizuar një festë në mesnatë.

Ajo ka publikuar në InstaStory një video ku shihet duke hapur një shishe shampanjë, krahas së cilës ka shkruar:

“Amar fle, po mami dhe babi festojnë për të, je jeta jonë. Gëzuar ditëlindjen tënde të parë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat