Anita Haradinaj merr një detyrë të re në Shqipëri, ja ku do të shfaqet

Mediale Vip

Anita Haradinaj merr një detyrë të re në Shqipëri, ja ku do të shfaqet

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 22:35
Anita Haradinaj

Anita Haradinajn mund ta shohim në ekranin e Top Channel si prezantuese. Përflitet se së shpejti emisioni “VIP Dado” që transmetohet në Kosovë, do të nisë edhe në Shqipëri, nën logon e Top Channel.

“VIP Dado”, është një program me në qendër ka fëmijët dhe personazhet e famshëm në rolin e kujdestarëve.

Thuhet se Edi Manushi do të jetë një prej prezantuesve dhe krah tij dyshohet se do të jetë Anita Haradinaj.

Kjo e fundit është fotografuar krah Manushit dhe me kaq kanë nisur lajmet se bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj do të shfaqet si prezantuese në ekranin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat