Është kthyer me Kim-in? Jo, Kanye po e bën gjithçka për inatin e Drake

Mediale Vip

Është kthyer me Kim-in? Jo, Kanye po e bën gjithçka për inatin e Drake

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 06:57
Kim, Kanye

Burime të shumta bëjnë me dije se Kanye West po u thotë miqve në biznesin e muzikës se ai dhe Kim Kardashian janë përsëri bashkë - por askush nuk beson se është e vërtetë.

Dyshja nxitën thashethemet se janë rikthyer pasi Kardashian u vu re duke mbajtur dorën e West pas festës së dëgjimit të albumit të tij të ri,"Donda", në Çikago të enjten. Në këtë festë Kim u shfaq e veshur nuse, duke rikrijuar dasmën e tyre për këtë rast të rëndësishëm për Kanye-n.

Burime nga njerëz të muzikës thonë se West po organizon një shfaqje të madhe me performanca të jashtëzakonshme, në një përpjekje për të çuar shitjet e albumit të tij mbi ato të armikut të tij, Drake. Ndërsa West dhe Drake po përgatiten të publikojnë albume në të njëjtën kohë, dy reperët kanë qenë duke shkëmbyer fyerje.

"Kanye u ka thënë reperëve të tjerë se ai dhe Kim janë përsëri bashkë, por të gjithë e dinë që kjo nuk është e vërtetë. Historia e vërtetë është se Kanye dëshiron të mposhtë Drake në shitje rekord dhe ai po bën një shfaqje të madhe për të tërhequr të gjithë vëmendjen e mediave," –tha një burim i brendshëm.

Për marrëdhënien e tij me Kim, burimi tha se ata nuk flisnin prej muajsh pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc, por filluan të flasin përsëri këtë verë për hir të fëmijëve të tyre.

"Kim është një person i mirë. Ajo dhe Kanye nuk janë përsëri bashkë, për është e lumtur ta mbështesë atë në punën dhe artin e tij. Ajo dëshiron një marrëdhënie të mirë me të për hir të fëmijëve të tyre."

Një burim i dytë tha për Page Six se Kanye i kërkoi Kim-it të ishte pjesë e finales dhe ajo ishte e lumtur ta ndihmonte të arrinte vizionin e tij krijues dhe gjithmonë do ta mbështesë atë si artist.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat