Ja si i motivon aktori shqiptar njerëzit që të vaksinohen, do të shkriheni duke qeshur

Mediale Vip

Ja si i motivon aktori shqiptar njerëzit që të vaksinohen, do të shkriheni duke qeshur

Nga: M.L. Më: 31 gusht 2021 Në ora: 17:16
Xhevdet Jashari

Aktori shqiptar nga Maqedonia, Xhevdet Jashari ka zgjedhur një formë interesante për t`i vetëdijësuar qytetarët për rëndësinë e vaksinimit kundër CoVID-19.

Në një postim në Facebook, Jashari apo “Arifikmeti” i serialit “O sa mirë”, iu ka bërë thirrje njerëzve që të vaksinohen në mënyrë që telefonat e tyre të mos bijnë në duar të bashkëshorteve të tyre, në rast se ata sëmuren nga Korona.

“Mos thoni që nuk ua kam thënë, e kam marr vesh sot kur isha në spital për një punë tjetër dhe më treguan mjekët që nëse rastësisht, zoti mos e bëftë, të bije Korona, bëhesh pozitiv dhe bëhesh pak keq dhe në vend të punës të çojnë në spital, a e dini kujt ja japin telefonin, gruas. Kështu që vëllezër, më mirë shkoni vaksinohuni sesa të ju gjej ndonjë e keqe me telefonin”, thotë Jashari në video-mesazhin e publikuar në Facebook.

VIDEO E PLOTË

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat