Aktori i njohur refuzoi të vaksinohej dhe u konfirmua pozitiv me Covid-19

Mediale Vip

Aktori i njohur refuzoi të vaksinohej dhe u konfirmua pozitiv me Covid-19

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 07:31
Miles Teller

Janë ndërprerë xhirimet e serialit dramë “The offer” Paramount Plus për shkak se njëri nga anëtarët e produksionit rezultoi i infektuar me Covid-19.

Ishte aktori i mirënjohur Miles Teller, ai që u konfirmua pozitiv me koronavirus, pasi refuzoi të bënte testin dhe të vaksinohej.

Kjo gjë u bë e ditur nga një burim i afërt i ekipit të serialit, i cili tha për “Daily Mail” se personi i dyshuar pozitiv ishte ylli I filmit ‘Whiplash’.

“Miles Teller nuk është i vaksinuar. Ai refuzoi gjithashtu të bënte testin. Solli virusin në xhirime dhe tani e gjithë puna duhet të ndalojë.” u shpreh burimi për Daily Mail.

Raporti i Mail potencialisht hedh dritë mbi atë që e shkaktoi këtë ndërprerje të prodhimit.

Lauren Hozempa, publicistja e yllit, i quajti të gabuara spekulimet dhe refuzoi të fliste më tepër.

“Nga një kujdes i madh, ne kemi ndaluar përkohësisht prodhimin … Ne do të vazhdojmë të ndjekim të gjithë protokollet e sigurisë dhe të monitorojmë situatën nga afër,” tha një zëdhënës i Studios Televizive Paramount për “Deadline”.

Pritet që Teller të luajë në serialin e bazuar tek filmi i vitit 1972, “The Godfather” krahas shumë yjeve të tjerë botërorë, të cilët do të jenë pjesë e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat