MTV rikthehet më fuqishëm se kurrë

Mediale Vip

MTV rikthehet më fuqishëm se kurrë

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 07:40
Justin Bieber dhe Megan Thee Stallion janë në krye të listës së nominimeve

“MTV Video Music Awards” është rikthyer fuqishëm pas një viti pushimi prej pandemisë. Ata kthehen këtë të dielë dhe detajet e para janë zbuluar.

Këtë vit, do prezantojë Doja Ca, e cila është edhe e nominuar për videon e vitit.

Justin Bieber dhe Megan Thee Stallion janë në krye të listës së nominimeve respektivisht me 7 dhe 6 nominime, ndërsa më tej lista vazhdon me Billie Eilish, BTS, Doja Cat, Drake, Lil Nas X, Giveon dhe Olivia Rodrigo që kanë të gjithë nga 5 nominime.

Ndërsa si performues do jenë emrat:

Justin Bieber, Olivia Rodrigo, Camila Cabello, Shawn Mendes, Lil Nas X, Machine Gun Kelly, Ed Sheeran, Normani, Kacey Musgraves dhe Twenty One Pilots.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat