Në shumë deklarata të bëra ish konkurenti i “Për’puthen”, Atdhe Xheravina, pati zbuluar që vajza e preferuar e nënës së tij për nuse ka qenë Bora Zemani, prezentuesja e emisionit.
Edhe vetë Xheravina nuk e pati mohuar pëlqimin e tij ndaj moderatores së njohur të “TopChannel”, i cili në një shfaqje të tij pati thënë se do të bënte edhe burg për të bukurën Borë.
Derisa mes Atdheut dhe vajzave të “Për’puthen”, ka mbetur një shoqëri ende e ngacmojnë njëri tjetrin përmes komenteve.
Së fundi, ka qenë Antonela Berisha që i ka komentuar Xheravinës në njërën nga fotografitë e tij në “Instagram”, e cila nxiti aludimet që ky i fundit ka pëlqim serioz për Borën.
“Mfal mos je binjak”, ishte pyetja e Antonelës drejtuar djaloshit e cila padyshim ia ka shkruar duke treguar pëlqimin e saj meqenëse shenja e saj është binjak.
“Po veq mungon një binjake”, ishte përgjigja e Atdheut që pas tij komentoj një ndjekse e tij ku i thoshte: “Naj bricjap doje të thoje”, dhe këtu ishte përgjigja e tij që tha se i dashurion bricjapët, shenj kjo që e ka Bora.
“Ah sa i du bricjapër dasht zoti fatin e jetes e kam bricjap”, ishte komenti i Atdheut që themi se e zbuloi vetën dhe se do ta kurorëzonte një të till, epo si Bora.