Xhani Shqerra i rikthehet ekranit! Ku do ta shohim prezantuesin këtë sezon?

Mediale Vip

Xhani Shqerra i rikthehet ekranit! Ku do ta shohim prezantuesin këtë sezon?

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 16:56
Xhani Shqerra

Prezantuesi Xhani Shqerra i kishte munguar ekranit prej kohësh, por së shpejti jo më. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Xhani ka treguar se i është bashkuar familjes së Top Medias, por nuk ka preferuar të zbulojë shumë.

“Si je këtë sezon? TOP fare! Zyrtarisht në Top Media! Nder dhe kënaqesi të ndaj me të gjithë ju disa minuta televizion të bërë mirë, të bërë bukur, me pasion dhe përgjegjësi! Shihemi së shpejti!” –ka zbuluar prezantuesi.

I kontaktuar nga Class, Xhani ka treguar se do të vazhdojë misionin e tij për lifestyle-in shqiptar, por do mund ta shohim edhe në një rol të ri, jo shumë larg pasionit dhe dhuntive të tij.

Për çfarë emisioni bëhet fjalë, mbetet ende surprizë, por ne i urojmë suksese djalit elegant të ekranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat