Aktorja ka rifreskuar pamjen.
Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ka treguar se ka bërë një ndryshim në pamje.
Adriana i ka prerë flokët pak më shumë dhe i ka bërë më të bardha.
Ajo po ashtu u shfaq e grimosur në fytyrë duke bërë buzët ngjyrë të kuqe të ndezur.
Kujtojmë se Adriana është në lidhje me Keith, lidhje e cila u kritikua mjaft shumë për shkak të moshës, nacionalitetit, fesë e shumë pengesa tjera.
Mirëpo dyshja kanë treguar se dashuria e tyre do triumfojë mbi të gjitha.

