Habit Alesia Bami: Më kanë ngacmuar burra mbi 40 vjeç. Nuk kanë mendtë në kokë dhe…

Mediale Vip

Habit Alesia Bami: Më kanë ngacmuar burra mbi 40 vjeç. Nuk kanë mendtë në kokë dhe…

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 22:22
Alesia Bami

Moderatorja Alesia Bami ishte e ftuar në rubrikën ‘Trotuar’ në ‘E Diell’.

Tema që po diskutohej në studio ditën e sotme ishte nëse duhet të lejohen meshkujt e femrat mbi 40 vjeç në klube nate.

Antonela ishte pro që burrat dhe gratë mbi 40 vjeç të shkojnë në klube nate ndërsa shprehet se edhe asaj i ka ndodhur që meshkuj të kësaj moshe ta ngacmojnë dhe jo vetëm në clube.

“Absolutisht duhet ta frekuentojnë 40 vjeçarët në clube. Përderisa nuk na cenojnë padyshim e kanë të drejtën e botës për të qenë aty. Ne nuk bezdisemi vetëm në clube, ka të bëjë me tipet e personave. Në rrugë, në kinema, hasemi kudo, në të gjitha hapësirat. Sigurisht edhe mua më ka ndodhur, ka disa tipe njerëzish që nuk kanë mendtë në kokë dhe sigurisht që ngacmojnë. Janë vajzat ato që duhet t’u tregojnë vendin”, tha ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat