Mera Zymeri plot sheqer dhe shyhret në projektin e ri

Mediale Vip

Mera Zymeri plot sheqer dhe shyhret në projektin e ri

Nga: Maksim Gjokaj Më: 20 shtator 2021 Në ora: 15:20
Mera Zymeri

"Shyhreti i dasmës" kështu quhet kënga më e re ardhur nga artistja e njohur e muzikës shqiptare Mera Zymeri.

Këngën me një klip mjaft të bukur e përshtatur me temën e këngës e gjeni në kanalin muzikor të këngëtares.

Artistja mjaft e kërkuar sidomos nëpër dasma vjen siç thotë dhe kënga sheqer e bën shyhret me praninë e saj kudo.

Teksti i këngës është shkruar nga Petrit Sefaj me muzikë nga Egzon Bajraliu dhe orkestrimi nga Artan Mezini.

Mera jeton dhe vepron në Gjermani por gjithmonë e dashur dhe e kërkuar kudo ku ka shqiptarë.

Projekti më i ri është publikuar fundjavën e kaluar dhe ka nisur të pritet mjaft mirë.BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat