Genta Ismajli shtatzënë? Përgjigjet Big Mama!

Mediale Vip

Genta Ismajli shtatzënë? Përgjigjet Big Mama!

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 18:18
Genta Ismajli

Kohët e fundit në mediat rozë është përfolur se këngëtarja e njohur kosovare Genta Ismajli është shtatzënë për herë të parë.

Pavarësisht spekulimeve, artistja, e cila ka 2 vite që jeton një histori të bukur dashurie me biznesmenin nga Turqia Usta, nuk e ka konfirmuar ende këtë lajm.

Por pak ditë më parë në TikTok, nisi të qarkullojë një video ku dallohet qartë barku i rrumbullakosur i Gentës, edhe pse ajo shfaqet me rroba të gjera.

E fundit që e ka takuar këngëtaren është Big Mama, e cila i është përgjigjur thashethemeve për pritjen ëmbël të yllit të muzikës. Ndjekësit në Instagram kanë shfrytëzuar rastin dhe e kanë pyetur atë nëse Genta është shtatzënë.

Me humor, Big Mama ka publikuar një video në story ku shkruan: “Gjinekologia personale Big Mama, jam duke ia bërë ultra sound-in”, duke i lënë kështu ende të hapura dyshimet!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat