Pas ngjarjes së tensionuar të së premtes, Edi përballet me Bashkimin

Mediale Vip

Pas ngjarjes së tensionuar të së premtes, Edi përballet me Bashkimin

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 19:17
Edi dhe Bashkimi

Të premten Edi dhe Bashkimi u përballën me situatë mjaft të tensionuar.

Dy djemtë për pak sa nuk u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin.

E gjitha kjo ka nisur nga komenti i Bashkimit për takimin mes Argjendit dhe Mikelës.

Bashkimi u shpreh se nuk e besonte aspak takimin mes tyre dhe kjo ka shtyrë Edin të reagojë duke përdorur fjalët “minok”.

Ndërkohë sot dy djemtë janë përballur me njëri-tjetrin duke sqaruar tutje situatën.

Është Edi ai i cili i kërkon falje bashkimit për situatën e së premtes, ndër të tjera ai ka kërkuar falje publike edhe nga çunat dhe gocat e emisionit, po ashtu edhe familjes së Bashkimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat