Çfarë po kurdis Stresi me Morena Tarakun?

Mediale Vip

Çfarë po kurdis Stresi me Morena Tarakun?

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 00:29
Morena Taraku, Stresi

Stresi dhe Morena Taraku kanë realizuar së bashku deri më tani dy bashkëpunime, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.

“Ki me bo” është publikuar në vitin 2015 dhe “Bad Gal” realizuar pesë vite më vonë, në shtator të vitit që lamë pas.

Mirëpo, duket se dyshja po sjellin një bashkëpunim të tretë, për të cilin nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme.

Ka qenë Stresi, që u ka dhënë mundësinë fansave në Instagram për të pyetur më shumë rreth muzikës e koncerteve.

“Ke bashkëpunim me Morenën?”, ka qenë një nga pyetjet në InstaStory.

Image
InstaStory

“Le të festojmë sepse e kemi pothuajse gati”, është përgjigjur reperi dhe Morena e ka ripostuar në profilin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat