Meghan Markle tërheq vëmendjen në New York

Mediale Vip

Meghan Markle tërheq vëmendjen në New York

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 00:50
Meghan Markle

Javën e kaluar, Meghan Markle u nis për në New York me Princin Harry, duke u dhënë fansave një paraqitje të shkurtër të stilit të saj pas largimit nga familja mbretërore në këtë proces.

Gjatë qëndrimit tre ditor, Dukesha duket se i është shmang markave britanike në të cilat jetonte dikur, duke dalë në vend të saj në një seri modelesh të gatshme për vjeshtë nga markat amerikane dhe italiane, si The Row dhe Max Mara.

Gjatë ditëve të saj në Londër, Dukesha e Sussex pëlqente të vishej me funde dhe fustane treçerekëshe, pallto me rripa dhe kapele të shumta, sipas protokollit të pallatit; tani, ajo preferon pantallonat.

Kujtojmë se Meghan Markle do të shmangë paraqitjen në Mbretërinë e Bashkuar derisa gjakrat me Familjen Mbretërore të qetësohen.

“Nuk jam i sigurt që Meghan do të vijë sërish në Britani. Ajo nuk është e mirëpritur tani”, tha një burim i afërt.

Nga ana tjetër, ai parashikoi që drama mbretërore në vazhdim do të mbahet e fshehur për hir të mbretëreshës.

“Fokusi nuk duhet të jetë nëse Meghan është e lumtur apo jo, apo nëse Harry nuk ka raporte të mira me të vëllanë, Princin William. Mbretëresha meriton më shumë se kaq”, shtoi burimi.

Ndërkohë kunatat, Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë lënë në të shkuarën të gjitha mëritë dhe keqkuptimet që kanë pasur më herët dhe kanë vendosur që të pajtohen.

Më herët, një burim tha për prestigjiozen “US Weekly” se Meghan dhe Kate po shkojnë shumë mirë dhe kanë komunikuar gjatë me njëra-tjetrën kohët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat