I dashuri e përkëdhel Rita Orën me fjalë shqip, kështu e quan

Mediale Vip

I dashuri e përkëdhel Rita Orën me fjalë shqip, kështu e quan

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 07:22
Taika Waititi dhe Rita Ora

Tani mund ta themi me plot gojën që Taika Waititi, regjisori i famshëm është shqiptarizuar, ose të paktën e morëm vesh që është shumë i dashuruar me Rita Orën.

Në Instagramin e tij, ai është kujdesur t’i bëjë dedikimin më të bukur të dashurës së tij me origjinë shqiptare dhe ne të na zbulojë ca gjëra paksa intime, që publiku anglishtfolës mund t’i kaloj pa shumë vëmendje.

“Go off, zog”, e uron Taika, Ritën për koncertin e saj në Kullën Eifel.

“Zog” një fjalë që e përdorim shpesh në përditshmërinë tonë, qenka e preferuar edhe për Taikën, i cili e përkëdhel në shqip Ritën. E sigurisht që kjo qenka një nga ato fjalët që një çift krijon mes tyre, një gjuhë dashurie unike të themi.

Waititi dhe Rita, së fundmi janë shfaqur bashkë shumë të dashuruar, madje ka zëra edhe për një unazë fejese, por kjo mbetet për t’u parë.
Ndërkohë, kujtojmë se regjisori i famshëm dhe këngëtarja ndajnë bashkë një diferencë prej 15 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat