Libri i Princ Harryt pritet të zbulojë anëtarin racist të monarkisë

Mediale Vip

Libri i Princ Harryt pritet të zbulojë anëtarin racist të monarkisë

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 11:40
Princ Harry dhe Meghan Markle

Qysh kur u martua me aktoren amerikane Mehgan Markle, Princ Harry duket se s’do të gjejë rehat pa i thënë të gjitha.

Sipas mediave, Princ Harry pritet të publikojë një libër, ku mes shumë të pathënave do të zbulojë edhe emrin e pjesëtarit të familjes mbretërore, që ka bërë komente raciste ndaj djalit të tij, Archie.

Libri pritet veç të tjerave të sjellë një optikë të re edhe mbi divorcin e nënës së tij Diana dhe Charles, por edhe praninë e Camilla-s në jetën e tyre.

Siç duket Harry ka shumë gjëra për të thënë dhe tani që ka nisur një jetë të re në Amerikë, ndihet i lirë t’ia rrëfejë botës të gjitha!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat