Genta Ismajli ka dy surpriza për fansat e saj

Mediale Vip

Genta Ismajli ka dy surpriza për fansat e saj

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 17:22
Genta Ismajli, Hyssein Usta

Jeta personale e Genta Ismajlit ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes sidomos vitet e fundit, pasi konfirmoi lidhjen me biznesmenin turk Hyssein Usta.Dyshja janë përfolur se do të bëhen prindër për herë të parë ndërsa burime pranë tyre janë shprehur se ata do të mirëpresin binjakë.

Megjithëse, ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht asgjë, ka qenë këngëtarja që ka miratuar zërat në mënyrë të tërthortë.

Ajo ka publikuar një fundmi një video në rrjete sociale, ku shihet teksa intervistohet nga gazetarët.

Ka të ngjarë që kjo të jetë shkëputur nga klipi i këngës së re por si duket këngëtarja ka vendosur të flasë për këto spekulime në këtë mënyrë. Ajo dëgjohet duke thënë se ka dy surpriza për adhuruesit e saj. Shtatzënia nuk është lajmi i vetëm i mirë nga Genta pasi thotë se do të ketë dhe dasmë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat