Sozia e Mozzik-ut tregon çfarë i shkroi reperi kur e pa

Mediale Vip

Sozia e Mozzik-ut tregon çfarë i shkroi reperi kur e pa

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 18:58
Mozzik, Herolind Isufi

Thuhet rëndom se çdo njeri ka së paku 7 sozi nëpër botë dhe deri më sot gjetja e tyre duket e pamundur. Mirëpo, kur vjen puna te personazhet publike kjo çështje lehtësohet disi.

E tillë është edhe ngjashmëria e djalit me emër Herolind Isufi nga Gjilani por që jeton në Paris, i cili ka marrë vëmendje të madhe pasi duket shumë si reperi shqiptar, Mozzik.

  Së fundmi ai ka dhënë një intervistë, ku ka treguar se për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka me reperin e ndalojnë rrugës dhe madje i kërkojnë edhe foto me të.

Ndër të tjera, Herolindi ka treguar dhe momentin kur i ka shkruar vetë reperi.

“Prej dy vitesh më kanë thënë je si Mozziku dhe kur kam qenë këtë verë në Kosovë në çdo vend që kam hyrë më kanë thënë të gjithë je Mozzik, po ashtu edhe në Shqipëri. Kanë dashur të bëjnë foto me mua, edhe unë i thosha nuk jam Mozzik, po nuk i interesonte.

Nuk mund të pretendoj që jam Mozzik, jam Herolindi.

Mozzik më ka bërë një koment në Tik Tok dhe më ka thënë: “Mozzik a je ti vëlla, duke qeshur?”, tha Herolindi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat