Gratë i bënë Adeles komentet më brutale ndaj peshës

Mediale Vip

Gratë i bënë Adeles komentet më brutale ndaj peshës

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 10:57
Adele

Këngëtarja e famshme, Adele ka rrëfyer se komentet e tmerrshme që gratë e tjera i kanë bërë ndryshimit të saj të pamjes pasi humbi 45 kiliogramë, e kanë bërë të ndihet keq.

“Trupi im është objektifikuar gjatë gjithë karrierës sime. Nuk ndodhi vetëm tani. Unë e kuptoj pse k ashkaktuar tronditje dhe e kuptoj pse disa gra veçanërisht janë lënduar”, tha këngëtarja britanike.

Më tej Adele rrëfeu se gratë kanë qenë më të egra me të, duke bërë edhe komentet më negative me gjuhë të urrejtjes brenda.

“Vizualisht unë përfaqësoja shumë gra. Por unë jam akoma i njëjti person. Bisedat më brutale i bënin femrat tjera për trupin tim. U zhgënjeva shumë nga kjo gjë. U lëndova”, ka theksuar Adele.

Adele u shfaq tërësisht e transformuar në kopertinën e “American Vogue” dhe “British Vogue” të enjten duke  treguar transformimin e saj dramatik në pamjen e jashtme dhe se tashmë është e varur nga stërvitja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat