Fejohet Don Xhoni?

Mediale Vip

Fejohet Don Xhoni?

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 14:39
Ariana dhe Don Xhoni

Reperi nga Drenica, Xhonatan Isufi i njohur me emrin artistik “Don Xhoni”, që nga hyrja në skenën muzikori mori dashuri nga ndjekës të shumtë.

Por, që një kohë të gjatë, modelja ruse, Ariana Lirey, e ndjek reperin madje ajo ka bërë tatuazh portretin e tij në kraharorin e saj.

Ndërsa së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”, teksa në mbishkrim ka shënuar ‘Mrs Isufi’ – duke bërë lëmsh rrjetin.

Nuk ka vonuar shumë edhe reagimi i reperit që të shpërndajë të njëjtën fotografi me mbishkrim në profilin e tij në “Instagram”, ndërsa në fotografi ka komentuar “Babushka”.

Modelja ia ka kthyer komentin reperit në gjuhën shqipe “Ti je jeta ime”, e që vazhdimisht vendos këngët e tij në llogarinë private.

Vetëm para pak minutash ajo ka publikuar një fotografi në ‘InstaStory’ me unazë, për të cilën ndjekësit kanë aluduar se reperi nga Drenica është fejuar me modelen ruse.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat