Ndërron jetë nga kanceri aktori Granville Adams

Mediale Vip

Ndërron jetë nga kanceri aktori Granville Adams

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 14:44
Granville Adams

Granville Adams që e portretizoi personazhin e “Zahir Arif” në serinë e HBO “Oz”, ka ndërruar jetë nga kanceri.

Lajmin për vdekjen e aktorit 58-vjeçar u konfirmuar nga disa miq të tij, duke përfshirë edhe producentin e “Oz”, Tom Fontana , dhe kolegët e tij, Kirk Acevedo dhe Harold Perrineau .

“Unë humba vëllanë time sot pas një beteje të gjatë me kancerin. Pusho i qetë miku im”, tha Acevedo përmes një postimi në Twitter.

Image

Aktori tashmë i ndjerë kishte dokumentuar betejën e tij në mediat sociale me postimin të fundit nga dhoma spitalit në gusht.

Producentin Fontana dhe aktori Dean Winters filluan një fushatë GoFundMe në shkurt për të ndihmuar në trajtimin mjekësor të Adams i cili mblodhi gati 100 mijë dollarë.

Adams u shfaq në të gjashtë sezonet e “Oz”, së pari në një rol mysafir dhe më vonë me rol kyç. Ai gjithashtu u shfaq në “Homicide: Life on the Streets” të NBC, dhe “Fox’s Empire”. Ai luajti rolin e Skaut në “Magic City Memoirs” të vitit 2011. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat