“E shëmtuar”, ja çfarë mendon North West për shtëpinë e Kim Kardashian

Mediale Vip

“E shëmtuar”, ja çfarë mendon North West për shtëpinë e Kim Kardashian

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 00:41
North West, Kim Kardashian

“Shtëpia jote është kaq e shëmtuar, është e gjitha e bardhë! Kush jeton kështu?”

Këto janë fjalët e 8-vjeçares North West, vajzës së madhe të Kim Kardashian sa herë zihet me të ëmën.

Në një episod të “Mom Confessions” nga Ellen DeGenerees, 40-vjeçarja tha se kjo është përgjigja që merr nga North në zënkat me të pasi e bija mendon që është ajo çfarë e mërzit më shumë.

“Ajo mendon se kjo më acaron dhe mërzit, gjë që është disi e poshtër sepse më pëlqen vërtet shtëpia ime”.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, shtëpia e Kim dhe Kanye West u bë virale nga Architectural Digest për shkak të bardhësisë, hapësirave boshe dhe mobilimit të pakët.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat