A e kishin problem familja e Donaldin që Bora kishte fëmijë-tregon ai

Mediale Vip

A e kishin problem familja e Donaldin që Bora kishte fëmijë-tregon ai

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 09:07
Donaldi/ Bora

Moderatorja e njohur, Bora Zemani dhe aktori, Donald Veshaj ka tashmë disa muaj që janë ndarë, por pavarësisht kësaj ata janë duke u përfolur në media për shkak të raportit të tyre.

Së fundi Donaldi është bërë pjesë e “Big Brother VIP” dhe aty nuk po heziton të tregoi detaje nga jeta e tij private.

Në një bisedë me gazetaren, Paloma, ai nuk dëshironte të jepte shumë detaje rreth raportit me moderatoren e Përputhen, por i pyetur nëse familja e tij e kishte problem që ajo kishte një fëmijë, Veshaj u shpreh se këtë gjë aspak se kanë pasur problem, pasi atyre ju intereson lumturia e djalit të tyre.

“Ata kanë dëshirë që të më shohin të lumtur, kur unë jam i lumtur janë edhe ata”, ka thënë ai.

Donaldi gjithashtu ka zbuluar se ai nuk ka qenë arsyeja që Bora Zemani është ndarë nga partneri i saj i mëparshëm me të cilin ka dhe një djalë.

Në këtë edicion të Big Brother, janë futur në shtëpi personazhe të njohur si aktorë, balerinë, këngëtarë dhe ish-futbollistë.

Ata do të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat