Adele zbulon datën e lançimit të albumit

Mediale Vip

Adele zbulon datën e lançimit të albumit

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 23:35
Adele

“Kam mësuar shumë të vërteta të hidhura për vetveten”!

Adele ka treguar kopertinën e albumit të saj “30” derisa ka konfirmuar edhe datën e publikimit të tij. Ajo po ashtu ka folur edhe për shkurorëzimin e saj që e la atë “në pikëllim të thellë dhe jo aktive gjatë kësaj kohe”.

Këngëtarja e hitit “Someone Like You” (33) e ka zgjedhur Instagramin këtë të mërkurë për ta treguar datën e publikimit të albumit të saj të ri të quajtur “30” e që do të dali me datën 19 nëntor.

Titulli “30” parkon me mënyrën e preferuar të emërimit të saj të albumeve, me tre nga albumet e saj që janë emëruar sipas moshës së saj.

Albumi i saj debutuar “19” u publikua më 2008, i pasuar nga “21” më 2011 dhe “25” më 2015.

Kënga e saj e re mban titullin “Easy On Me” dhe pritet të publikohet më 15 Tetor.

Po ashtu, më herët ajo ka bërë të ditur se ka përgatitur albumin e saj të katërt, si dhe do të mbajë një koncert televiziv në Las Vegas.

Ky koncert do të shënojë shfaqjen e parë live të 33-vjeçares pas katër viteve pauzë, pas turneut të saj rekord në stadium i cili përfundoi në vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat