“Abortova binjakët”/ Rrëfimi rrëqethës i Arjoles: Isha në krizë…

Mediale Vip

“Abortova binjakët”/ Rrëfimi rrëqethës i Arjoles: Isha në krizë…

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 16:12
Arjola Demiri

Ky edicion i ‘’Big Brother Vip’’ më shumë se gjithçka tjetër ka shëbyer për të treguar anët njerëzore dhe përditshmërinë e shumë personazheve që publiku është mësuar t’i ndjekë vetëm nën filtrin e spektaklit dhe ekranit.

Të shumta kanë qenë rastet kur ata kanë ndarë me njëri-tjetrin eksperienca, vështirësi dhe moment të tjera të rëndëisshme nga jeta e tyre.

Përgjatë mëngjesit të sotëm ishte Arjola ajo që rrëfeu për disa prej banorëve se ka vuajtur nga depresioni si pasojë e ndarjes nga babai e tre fëmijëve të saj.

Më tej ajo tregoi se njëkohësisht me këtë periudhë të vështrë ishte edhe shtatëzanë me binjakë, të cilët si rrjedhojë e situatës vendosi që t’i abortonte.

’Shkova tek mjekja dhe i thash që s’mund t’i lind këta fëmijë dhe të lutem mi hiq. Gënjeva dhe thash se babai i tyre ishte dakort por për shkak të një udhëtimi pune nuk ishte prezent’’,- rrëfeu ajo.

Arjola shtoi se kjo periudhë nuk zgjati pak, edhe gjatë shtatëzanisë së saj të katërt aktorja pranoi se ka konsumuar pafund alkool dhe cigare derisa edhe njëherë ka tentuar të vrasë veten nëpërmjet mbidozës në ilaçe.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat