Victoria tregon sekretin e jetëgjatësisë së martesës me David

Mediale Vip

Victoria tregon sekretin e jetëgjatësisë së martesës me David

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 19:33
Victoria dhe David Beckham

Victoria dhe David Beckham u martuan në vitin 1999 dhe janë një prej çifteve më jetëgjatë në botën e showbiz-it. Ata janë prindër të Brooklyn, 22 vjeç, i cili ishte i pranishëm në dasmën e prindërve, ndërsa më pas mirëpritën edhe Romeon, 19 vjeç, Cruz, 16 vjeç dhe vajzën Harper, 10 vjeçe.

Gjatë një intervistë në "Good Morning America', Victoria u pyet për jetëgjatësinë e martesës së saj. Ajo foli për lidhjen e qëndrueshme me David, duke shpjeguar se gjithçka ka të bëjë me bashkëpunimin në çift dhe në familje.

"Ne jemi shumë mbështetës për njëri-tjetrin," tha ajo, duke shtuar se ajo dhe David argëtohen shumë dhe e vlerësoi bashkëshortin e saj si një "baba të jashtëzakonshëm" dhe "burrë të mrekullueshëm".

Çifti shpesh ndajnë fotografi të njëri-tjetrit në mediat sociale dhe duket se ende e ruajnë kiminë dhe mirëkuptimin, edhe pas 22 viteve martesë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat