Ish-partnerja e aktorit të njohur zbulon se ai nuk ka dashur kurrë ta takojë vajzën e tyre

Mediale Vip

Ish-partnerja e aktorit të njohur zbulon se ai nuk ka dashur kurrë ta takojë vajzën e tyre

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 07:27
Owen Wilson, Varunie Vongsvirates

Ish-partnerja e aktorit Owen Wilson, Varunie Vongsvirates, me të cilën ai ndan vajzën 3-vjeçare Lyla, pretendon se aktori ende nuk është takuar me vajzën e tij të vogël-pavarësisht se ka mbajtur marrëdhënie me dy djemtë e tij më të mëdhenj.

"Ai na ndihmon financiarisht, por kurrë nuk e ka takuar" tha ajo duke shtuar, "Lyla ka nevojë për një baba. Eshtë ironike se si [Owen] vazhdon të marrë role babai në filma, ndërkohë që ai nuk e ka takuar asnjëherë vajzën e tij. ”

Vongsvirates mirëpriti vajzën e saj më 9 tetor 2018, pa Owen në krah.

Vlen për t’u kujtuar se dyshja ka pasur një marrëdhënie 5 vjeçare, në të cilën shfaqeshin të lumtur, por në momentin që ka ardhur në jetë vajza e tyre, në 2018, ai i ka kërkuar partneres një test për të vërtetuar se vajza është e tij.

Nga ana tjetër, Wilson ka një marrëdhënie në dukje të shkëlqyer me dy djemtë e tij, Robertin 10-vjeçar, i cili mban emrin e babait të aktorit "Wonder" dhe 7-vjeçarit Finn, të cilët i ndan me ish-partneret Jade Duell dhe Caroline Lindqvist.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat