Rrëfehet e bija e ministrit shqiptar: Nuk kam asnjë lekë në bankë, kam punuar si të gjitha vajzat

Mediale Vip

Rrëfehet e bija e ministrit shqiptar: Nuk kam asnjë lekë në bankë, kam punuar si të gjitha vajzat

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 15:55
Aleksia Peleshi

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, në një intervistë ka thënë se disa muaj më parë ka punuar në call center.

Sipas saj, edhe pse është vajza e ministrit, ajo ka punuar si gjithë vajzat e tjera, por në bankë tha se ka zero lekë.

“Po, kam punuar, madje një nga punët e mia ka qenë në call center, disa muaj më parë. Nuk zgjati shumë, sepse tani gjeta një punë tjetër më të mirë, si menaxhere e rrjeteve sociale”, ka thënë Aleksia Peleshi.

Ester Bylyku: Vajza e një Ministri në Call Center? Sa je paguar? Të mbajtën me hatër?

Aleksia Peleshi: Kam, fituar sa të gjitha vajzat e tjera. Jam vajza e Ministrit, por nuk jam Ministre vetë. Edhe ai Ministër ia ka nisur nga zero, kështu më pëlqen dhe mua t`ia nis.

Ester Bylyku: Sa para ka Aleksia në llogarinë bankare? Se ti tani punon. (qesh)

Aleksia Peleshi: Për momentin zero lekë. Sepse unë punoj, por edhe harxhoj. (qesh)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat