Bebe Resha shfaqet pa filtra, tregon pamjen reale të fytyrës

Mediale Vip

Bebe Resha shfaqet pa filtra, tregon pamjen reale të fytyrës

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 11:45
Bebe Rexha

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mahitur edhe një herë më paraqitjen e saj.

Këngëtarja e njohur ka mbi 10 milionë ndjekës në Instagram, dhe ajo nuk heziton që herë pas here të shfaqet pa grim dhe pa filtra, për të treguar burinë e saj natyrale.

32-vjeçarja një gjë të tillë e ka bërë edhe në një postim të radhës, teksa pozon në makinë, ku shihet e veshur me një këmishë, flokë të pa rregulluara dhe grim të lehtë.

Image

“Të shtunën pa filtër”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e videos, e që dukje mjaft bukur dhe në formë të mirë.

Ndërkohë, kujtojmë që Bebe është duke punuar vazhdimisht në projektet të reja dhe ka qenë mjaft aktive. Ajo së fundi ka bashkëpunuar me personazhin e njohur për fëmijë, Elmo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat