Shpat Kasapi dhe Selvije Jao zbulojnë gjininë e foshnjës

Mediale Vip

Shpat Kasapi dhe Selvije Jao zbulojnë gjininë e foshnjës

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 22:54
Shpat Kasapi dhe Selvije Jao

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao, do bëhen prindër për herë të parë së shpejti.

Derisa kanë rrëfyer shpesh për marrëdhënien e tyre, ata së fundmi kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës.

Çifti kanë qenë të ftuar në Tv Klan në emisionin “Rudina”, derisa përmes një baloni treguan se çfarë po presin djalë apo vajzë.

Në momentin që është shpërthyer baloni i madh, rrodhën disa të tjerë blu që konfirmuan se po presin një djalë.

Dyshja u shfaqën të lumtur krah njëri-tjetrit duke treguar se janë shumë të emocionuar për këtë.

Shpati theksojmë se është fejuar me Selvijen vitin që lamë pas, teksa u martuan pak muaj më parë.

Kjo është martesa e parë për Kasapin, i cili shijoi një lidhje të gjatë me modelen Afërdita Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat