Reperja Eve shtatzënë, në pritje të fëmijës së parë me Maximillion Cooper

Mediale Vip

Reperja Eve shtatzënë, në pritje të fëmijës së parë me Maximillion Cooper

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 01:01
Reperja Eve shtatzënë, në pritje të fëmijës së parë me Maximillion Cooper

Reperja Eve është duke pritur fëmijën e parë me bashkëshortin e saj, biznesmenin Maximillion Cooper.

“A e besoni këtë, ne duhet të iu tregojmë të gjithëve”, tha artistja, 42-vjeçare, në një fotografi të publikuar në Instagram. “Ju të gjithë e dini se sa gjatë ishim duke pritur për këtë bekim. Ne do të njoftohemi me këtë në shkurt të vitit 2022”.

Cooper, 49-vjeç, ka publikuar të njëjtën fotografi në Instagram duke shtuar, “Shumë të emocionuar për të ndarë këtë lajm”.

Ky do të jetë fëmija i parë biologjik i Eve, ndërsa artistja ka qenë nënë e fëmijëve të Maximillion që nga viti 2014.

Ai është baba i Lotus, 19-vjeçar, Jagger, 17-vjeçar, Cash, 15-vjeç dhe Mini, 13-vjeç.

Lajmi për pritjen e ëmbël vjen pak ditë pas lansimit të këngës së saj të re të quajtur “Queens”, që e solli më 19 tetor.

“Who’s That Girl?”, “Let Me Bloë Ya Mind”, “Satisfaction”, “Tambourine” – janë disa nga hitet e njohura të Eve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat