“Mendova se ma rrëmbyen”, Paloma rrëfen mankthin gjatë prindërimit

Mediale Vip

“Mendova se ma rrëmbyen”, Paloma rrëfen mankthin gjatë prindërimit

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 00:54
Paloma

Rritja e një fëmije është sakrifica më e madhe që bën një adult.

Ky proçes ka lodhje, përgjegjësi, frikë dhe ankth.

“Prindërit” e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë janë ulur të bisedojnë këtë mbasdite për momentet më të vështira që i janë dashur të përballojnë gjatë rritjes së fëmijës.

Paloma tregoi se para disa vitesh, pati frikën se vajza e saj mund të ishte rrëmbyer.

“Një ditë shkova të marr vajzen nga kopshti dhe edukatorja më thotë që ajo ishte marrë nga i ati. Ndërkohë që Andrei ishte në punë”,- tha Paloma.

Gazetarja shtoi se e gjitha kjo ishte një keqkuptim por gjithësesi kjo ishte eksperienca më e frikshme që ajo ka përjetuar gjatë prindërimit.

“Desh më ranë të fikët, edhe sot kur e kujtoj bëhem keq”,- tha Paloma.

*Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat