“Nuk dua vetëm prekje me duar!”

Mediale Vip

“Nuk dua vetëm prekje me duar!”

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 21:05
Bruno, Ritvana

Pasi takimi me Artanin nuk shkoi mirë, Ritvana zhvilloi në “Për’puthen” një takim 4-minutësh me Brunon. Ajo tha se zgjedhja e saj vjen pasi ai i qëndroi pranë dhe u interesua për të kur ajo u largua nga studio.

Në bisedën e tyre dy konkurrentët u shprehën të interesuar për ta njohur më shumë njëri-tjetrin.

Ritvana e paralajmëroi se mund ta zgjedhë në takim javën tjetër, ndërsa Bruno i tha se do të njohë Ritvanën që nuk është në kontroll të situatës.

Bruno: Je vajzë me botë. Nuk është vetëm njohje që të prekesh me duar, por edhe me sy.

Ritvana: Çfarë të intereson më shumë tek unë?

Bruno: Të di atë anën tjetër që tronditesh.

Ritvana: Anën që dal nga vetja?

Bruno: Po, që të mos jesh më në kontroll të situatës.

Ritvana: Mendon se do arrish të nxjerrësh anën time?

Bruno: Besoj që pak kam arritur.

Ritvana: E di pse të kam zgjedhur? Kur vendosa të largohesha, ishe një nga djemtë që më ka përkrahur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat