Kjo është arsyeja pse protagonisti i ”Squid Game” ndryshoi ngjyrën e flokëve

Mediale Vip

Kjo është arsyeja pse protagonisti i ”Squid Game” ndryshoi ngjyrën e flokëve

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 00:34
Lee Jung-jae

Squid Game është seriali që ka thyer rekorde botërore në shikueshmëri.

Protagonisti i serialit, aktori kryesor i Koresë së Jugut, Lee Jung-jae, tani po shijon karrierën e tij që korri sukses sa hap e mbyll sytë pas suksesit mbarëbotëror të “Squid Game”.

Historia ndjek protagonistin Gi-hun ndërsa merr pjesë së bashku me njerëz të tjerë në një seri lojërash, me një çmim prej një shume të madhe parash që do të ndryshojë jetën e tyre.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë probleme financiare, por shpejt kuptojnë se ata po luajnë fjalë për fjalë me jetën e tyre, pasi ata që humbin ekzekutohen.

Protagonisti Gi-hun është sigurisht i vetmi që arrin të dalë i gjallë, me fitoren e tij të mos jetë ajo që ai imagjinonte.

Ai ka fituar çmimin në para, por ka parë njerëz të panumërt të humbin jetën në mënyrë të dhunshme. Ndërsa ai ishte zhdukur, nëna e tij ndërroi jetë dhe vajza e tij u nis për në Amerikë.

Atje ai vendos të bëjë një ndryshim dramatik në pamjen e tij, duke i lyer flokët me ngjyrë të kuqe të ndezur.

Shumica prej nesh menduan se ndoshta kjo ishte një shenjë se ai do të merrte pjesë përsëri në lojë në një sezon të dytë të mundshëm, këtë herë si roje. Krijuesi dhe drejtori i serisë, Hwang Dong-hyuk, e hodhi poshtë këtë teori, duke shpjeguar arsyen e vërtetë pse heroi lyen flokët.

“Flokët e kuq të Gi-hun përfaqësojnë se ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të kthehet në veten e tij të vjetër,” kishte thënë ai

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat